Vdes një grua në aeroplan derisa vinte nga Zvicra në Kosovë
BKT
Kronika

Vdes një grua në aeroplan derisa vinte nga Zvicra në Kosovë

K. K / RTKlive

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se një grua ka vdekur në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra në Kosovë.

Siç thuhet në raport, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe, pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor, është konstatuar vdekja e saj.

Rasti është regjistruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” më 29.04.2024 në orën 22:25.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika