Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e një të dyshuari
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e një të dyshuari

V.Thaçi / RTKlive

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.

“Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij.”

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


MË SHUME NGA Kronika