09:20 / 03.05.2024
Nëna raporton se vajza e saj është dhunuar
E. Hoti / RTKlive
Një grua ka raportuar në Polici se vajza e saj është dhunuar seksualisht.
Rasti na ndodhur në Kaçanik, teksa Policia ka nisur hetimet.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale”, ka njoftuar PK.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, përderisa rasti është duke u hetuar.























