Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për të shtëna me armë zjarri
BKT
Foto arkiv |RTKlive
Kronika

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

Adea Mustafaj | RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që dyshohet të ketë gjuajtur me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar.

“Është arrestuar i dyshuari për arsye se i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës me gas si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe 11 fishekë”, thuhet në raportin  24 orësh të Policisë së Kosovës.

Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika