Lëndohet shoferi i një kamioni në Ferizaj
E. Hoti / RTKlive
Shoferi i një kamioni është lënduar sot në Ferizaj pasi derisa ishte duke e shkarkuar dheun, dyshohet se nga pakujdesia ka zbritur në tokë dhe një sasi e dheut ia ka zënë këmbët.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se zjarrfikësit kanë arritur që shoferin ta nxjerrin nga bllokimi i dheut dhe e kanë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore.
“Me datë 14.05.2024 rreth orës 16:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën " Reçaku" në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor të një personi në një vend punishte. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të zjarrfikësve , një ekip e emergjencës dhe policia. Ndërsa është mësuar se deri sa personi, mashkull i moshës 39 vjeçar, shofer i një kamionit ishte duke shkarkuar dheun, dyshohet se nga pakujdesia kishte zbritur në tokë dhe për një moment i rrëshqet kamioni me rimorkio dhe një sasi e dheut bie mbi shoferin duke e ngujuar një pjesë të trupit të tij (këmbët)”, ka thënë Veseli.
Ai ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit në Ferizaj si dhe inspektorët e punës, ndërsa për të gjitha veprimet e njësive në vendin e ngjarjes është njoftuar prokurori i shtetit.























