Pejë, arrestohen dy të dyshuar për krim të organizuar dhe detyrim
BKT
Kronika

Pejë, arrestohen dy të dyshuar për krim të organizuar dhe detyrim

V.Thaçi / RTKlive

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas bastisjes në tri lokacione në rajonin e Pejës.

Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se bastisja është kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës.

Sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohen për “Pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Detyrimi”.

Tutje në njoftimin thuhet se me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve.


MË SHUME NGA Kronika