08:43 / 18.05.2024
Zhduket një person në Prishtinë
G.Kelmendi/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë është zhdukur që nga 13 maji.
Sipas raportit të policisë, rastin e ka raportuar vëllai, i cili ka deklaruar se i njëjti është larguar derisa kishte qenë me të dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me vëllanë e tij, i njëjti është larguar dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, shkruhet në raport.























