12:50 / 18.05.2024
Bënin gara shpejtësie, dënohen me nga 500 euro dy shoferë në Ferizaj
E. Hoti / RTKlive
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar të premten dy persona të cilët po bënin gara shpejtësie.
Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, dy shoferët e ndaluar ishin të moshës 23 dhe 20 vjeç.
Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.
“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim























