Arrestohet i dyshuari kryesor për plagosjen e trefisht në Pejë
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari kryesor për plagosjen e trefisht në Pejë

F.S/RTKlive

( E plotësuar) Policia e Kosovës e ka arrestuar Agron Gashin të dyshuarin kryesor për plagosjen e trefishtë që ndodhi të mërkurën në Pejë.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se pas njё pune intensive operativo-hetimore tё hetueseve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime tё mbёshtetur edhe nga njёsitet tjera tё DRP Pejё, sot me datё 23.05.2024, ёshtё arritur tё lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari Agron Gashi i lindur me 19.11.2002.

“Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rënd nё tentativё””, thuhet në njoftimin e poilicisë.

Ndryshe në njoftim thuhet Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, me datë 22.05.2024, rreth orёs 21:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Bekim Berisha ” nё Pejё, ka tё shtëna me armё zjarri dhe dyshohet pёr persona tё plagosur.

“Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs aty ёshtё kuptuar se tre (3) persona janё tё plagosur nga arma e zjarrit. Tё lënduarit janё dërguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr shkak tё natyrës sё lendimeve tё njëjtit janë dërguar nё nё QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Tuje policia thotë se i dyshuari për plagosjen e tre p[personave të enjten mbrëm ka ikur nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur, pasi ёshtё bёrё identifikimi i personit tё dyshuar Policia me urdhёr tё Prokurorit ka lёshuar njё  kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt pёr lokalizimin e tij.

Në ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje të rëndë, përderisa dy të tjerët janë në gjendje stabile. I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 

 Arrestohet një person lidhur me plagosjen e trefisht në Pejë

Një person është arrestuar pas plagosjes së trepersonave në Pejë. I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Prokurori që po e trajton rastin Ersan Qavolli e ka konfirmuar arrestimin.

“Ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”, ka theksuar Qavolli për mediat.

Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që plagosi tre persona në Pejë

Policia e Kosovës  duke u bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kërkonë bashkëpunim me qytetarët për të kapur Agron (Mentor) Gashin i lindur me 19.11.2002 nё Pejë.

“I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rёndё nё tentativё”, e cila ka ndodhur me 22.05.2024 rreth orës 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Mbrëmë në Pejë, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Prokurori i rastit në Pejë, Ersan Qavolli për RTK-në ka thënë se i dyshuari ende nuk është identifikuar, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.

“Dyshohet se tre persona janë plagosur, ndërsa personin e dyshuar e kemi në arrati dhe po punojmë intenzivisht që ta identifikojmë dhe ta arrestojmë”, ka thënë ai në “Lajmet e Fundit”.

Sipas njoftimit për media, tre të plagosurit janë familjarë, babai me dy djem e tij, të cilët pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në Spitalin e Pejës, janë nisur për QKUK në Prishtinë.

Doktori i Emergjencës në QKUK, Ejup Govori, ka njoftuar se gjendja e të plagosurve, sipas ekzaminimit fillestar, është e rëndë dhe se po vazhdon trajtimi i tyre.


MË SHUME NGA Kronika