Arrestohet një person pasi bëri 20 lajmërime të rrejshme
BKT
Kronika

Arrestohet një person pasi bëri 20 lajmërime të rrejshme

F.S / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar në Fushë Kosovë një person për veprën lajmërim apo kallëzim i rrejshëm, i cili kishte lajmëruar 20 raste të rrejshme.

“Pas zhvillimit të hetimeve lidhur me disa denoncime ndaj një personi,  nga hetuesit është ngritur dyshimi i bazuar se personi i arrestuar, që nga janari deri me 23 maj 2024, ka lajmëruar 20 raste rrejshëm. Personi i dyshuar B.G, 26 vjeç, pas intervistimit, me  vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për  lajmërim apo kallëzim të rrejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika