Voziti automjetin me afat të skaduar të regjistrimit, gjobitet
BKT
Kronika

Voziti automjetin me afat të skaduar të regjistrimit, gjobitet

K. Kasumi / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Klinë kanë gjobitur një shofer që voziste me afat të skaduar të regjistrimit.

Sipas një postimi të Policisë së Kosovës në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ai është gjobitur me 200 euro ndërsa automjeti i është sekuestruar përkohësisht.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor. Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika