Policia kërkon 6 anëtarë të familjes Likaj, u përfshinë në tentim-vrasje
BKT
Kronika

Policia kërkon 6 anëtarë të familjes Likaj, u përfshinë në tentim-vrasje

M.Sh/RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka nxjerrë në publik fotografitë e gjashtë personave të një familje, që janë përfshirë në një tentim-vrasje në fshatin Gjonaj në rajonin e Hasit. Fotografitë, siç thuhet në njoftim, janë publikuar bazuar në ligj me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e tyre.

Policia po i kërkon gjashtë familjarët Likaj:

1. Abedin Zenel  Likaj   17.05.1957, Fshati Krajk komuna e Prizrenit,

2. Hajdin Zenel  Likaj 13.05.1971, Fshati Krajk komuna e Prizrenit,

3. Shaqir Zenel  Likaj 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit,

4. Zenel Abedin Likaj 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit,

5. Isuf Shaqir  Likaj  26.08.1995  , Fshati Krajk komuna e Prizrenit,

6. Hajdar Abedin Likaj 22.07.1981, Fshati Krajk komuna e Prizrenit,                             

“Personat kërkohen, për veprën penale “Vrasje e rendë në tentative”, “Lëndim i rendë truporë“; Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armeve” dhe; Pjesëmarrje në rrahje” e cila ka ndodhur më 22.05.2024 në fshatin Krajk/Gjonaj të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër, sipas njoftimit të policisë, mund te dënohet sipas nenit 380 të KPK  për “Dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika