Sulmoi policin, arrestohet ferizajasi
BKT
Kronika

Sulmoi policin, arrestohet ferizajasi

K. Kasumi / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Ferizaj pasi që i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Në njoftim thuhet se i dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

 “Ferizaj / 27.05.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika