08:47 / 29.05.2024
Grabitje në Gjilan, një person i merren paratë dhe telefoni
SH.Ç/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes së një personi në Gjilan. Rasti ka ndodhur të martën në orët e hershme të mëngjesit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e thikës i ka grabitur para dhe telefonin, dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























