10:42 / 29.05.2024
Arrestohen dy të dyshuar për përleshje fizike në Prishtinë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar nën dyshimin se ishin përfshirë në një përleshje midis disa personave.
Policia ka njoftuar se përleshja ka ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë më 28.05.2024 rreth orës 18:35, teksa njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt.
“Në konsultim me prokurorin njëri prej të dyshuarve pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër pas trajtimit mjekësor në QKUK është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.
Rasti është iniciuar si “Lëndim trupor/sulm”.























