Katër të dyshuarit për dhunim dënohen me 35 vjet burg
BKT
Kronika

Katër të dyshuarit për dhunim dënohen me 35 vjet burg

M.Sh/RTKLive

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve, për veprën penale të dhunimit dhe duke i dënuar me 35 vjet burg.

I akuzuari E.R, sipas vendimit të gjykatës, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 14 vjet burg.

“I mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh; I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me 7 vjet; I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me 7 vjet. Ndërsa lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykata”, thuhet në vendim.

I akuzuari E.R, sipas vendimit të gjykatës, është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.

I mituri (3), po ashtu është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

“Pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqësuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko - civil. Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, njofton Gjykata Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika