Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë, rasti po hetohet
BKT
Kronika

Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë, rasti po hetohet

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bëre të ditur se po e heton vdekjen e një burri që është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë në Mitrovicë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë”, thuhet në raportorin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, teksa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në  Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) për obduksion.

Rasti po hetohet nga organet e rendit si “ Vdekje e dyshimtë”.


MË SHUME NGA Kronika