Për një muaj policia në rajonin e Ferizajt ka shqiptuar mbi 6 mijë gjoba
K. K. / RTKlive
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit maj ka shqiptuar 6313 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 98 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.
Sipas njoftimit, disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë tejkalim i shpejtësisë gjithsejtë 1842 gjoba, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër 312 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes 293 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shofer 137 gjoba, mospërdorimi i rripit të sigurisë 134 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit 81 gjoba, mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues 62 gjoba, tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar 56 gjoba, kyçja e parregullt në rrugën kryesore 43 gjoba, gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave 20 gjoba, konfiskim i motoçikletave, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit 4 gjoba, mosrespektimi i këmbësorëve 4 gjoba dhe të tjera, 3325 gjoba.
Tutje në njoftim thuhet se Policia e Ferizajt do t’i vazhdojë aktivitetet e shtuara, teksa ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.























