Arrestohet i dyshuari për dëmtim të varrezave në Gjilan
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për dëmtim të varrezave në Gjilan

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Gjilan për dëmtim të varrezave në fshatin Korminjan të Ulët.  

“Me datën 04.06.2024 njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operative dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar serb”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme si i njëjti 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave.

 I njëjti u tha se është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dëmtim i varrezave’’, rast i cili është proceduar në prokurorinë themelore.


MË SHUME NGA Kronika