Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda
BKT
Foto arkiv| Ilustrim
Kronika

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda

A.B | RTKlive

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

“Rastet kanë ndodhë në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete. Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të  arrestojnë personin e dyshuar”, njofton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës bën të ditur se personi i dyshuar A.H, mashkull 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me  rastet ( tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.


MË SHUME NGA Kronika