Motoçiklistja në gjendje të rëndë pasi u aksidentua me dy automjete
E. Hoti / RTKlive
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten në Prishtinë në mes të dy veturave dhe një motoçiklete.
Sipas policisë lëndime të rënda ka marrë shoferja e motoçikletës derisa të lënduar janë edhe dy pasagjerë të një veture, një grua dhe një burrë.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me vozitës: dy femra, njëra kosovare, tjetra shtetase e huaj dhe një mashkulli kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin është arrestuar një e dyshuar me shtetësi të huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























