Dyshohet se vodhën 20.000 euro, arrestohen tre persona në Gjilan
BKT
Kronika

Dyshohet se vodhën 20.000 euro, arrestohen tre persona në Gjilan

G.K/RTKlive

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Kmetovc të Gjilanit, ata dyshohet se i kanë vjedhur një tjetri 20 mijë euro.

Dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, derisa një është liruar në procedurë të rregullt.

“VJEDHJE E RËNDË – Fsh. Kmetovc, Gjilan 31.05.2024-02:00. Raportohet se më 07.06.2024  janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika