19:52 / 14.06.2024
Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohet një armë zjarri
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar mbi dyshimin për përdorim dhe mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armës.
Policia ka njoftuarse rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë rreth orës 13:50.
Në vendbanimin e të dyshuarve, një mashkull dhe dy femra është zbatuar urdhër kontrolli i lëshuar nga Gjykata, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe shtatëmbëdhjetë fishekë.
Pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohen në procedurë të rregullt.























