Prishtinë, rrahu motrën, arrestohet një 15-vjeçar
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Prishtinë, rrahu motrën, arrestohet një 15-vjeçar

K. K. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur është arrestuar dje në Hajvali të Prishtinës për dhunë në familje.

Në raportin 24-orësh bëhet me dije se 15-vjeçari është arrestuar për arsye se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

Ai është dërguar në mbajtje për 24 orë, kurse rasti është iniciuar “lëndim i lehtë trupor”.

“Hajvali, Prishtinë / 25.06.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar 15 vjeçar për arsye se i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit dhe kontrollës te psikiatri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika