Humb jetën një grua në aksidentin në magjistralen Gjilan-Ferizaj
BKT
Kronika

Humb jetën një grua në aksidentin në magjistralen Gjilan-Ferizaj

M.Miftari/RTKlive

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore, ku për pasojë, një person e gjinisë femërore e moshës madhore,  e cila ishte pasagjere në veturë, ka humbur jetën.

“Me datën 26.04.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj, nga ky aksident një person e gjinisë femër e moshës madhore,  e cila ishte pasagjere në veturë, ka humbur jetën”,ka thënë  për RTK-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Tutje bëhet e ditur se vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

"Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit", ka thënë Veselaj.


MË SHUME NGA Kronika