Tre të mitur rrahin një të mitur tjetër, arrestohen
BKT
Kronika

Tre të mitur rrahin një të mitur tjetër, arrestohen

RTKlive

Policia e Kosovës në raportin ditor njofton se në Lipjan, tre të mitur janë arrestuar pasi kanë sulmuar moshatarin e tyre duke i shkaktuar dëmtime.

"Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 28.06.2024 – 10:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, nën dyshimin se të njëjtit, për motive të panjohura, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar– i mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime", njofton policia.

 Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24-orë.  


MË SHUME NGA Kronika