09:30 / 03.07.2024
Katër të arrestuar për blerje, shitje, posedim i paautorizuar i narkotikëve
V.Th. /RTKlive
Kapen 300 gramë marihuanë në Vërmicë, arrestohen katër persona
Sipas raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës tre prej të dyshuarve janë shtetas kosovarë, ndërsa një nga ta është shtetas i Shqipërisë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia.
Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.























