11:10 / 04.07.2024
Dogana sekuestron 150 kg djathë të kontrabanduar në Vërmicë
K. K. / RTKlive
Dogana e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare të Vermicës, njësitet antikontrabandë kanë selektuar për kontroll një autobus që qarkullonte në linjën Tiranë – Prishtinë.
Sipas doganës, gjatë kontrollit ka gjetur një sasi të konsiderueshme të djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, dhe sasia e djathit është rreth 150 kg.
“Përveç tentimit të shmagies së taksave, këto produkte nuk kanë plotësuar kushtet higjenike të trasportit dhe si të tilla mund të rrezikonin shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar dogana.























