12:22 / 06.07.2024
I burgosuri ikën nga burgu i Smrekonicës, suspendohen dy oficerë
V.Th. RTKlive
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion ky i tipit të hapur.
Sipas njoftimit SHKK-së, i dënuari është gjithashtu përfitues i vikendit. Herën e fundit që ai e ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 1 deri më 3 të këtij muaji.
"Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letër-rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A.", thuhet në njoftim.























