Plagoset me thikë një person në Prizren
BKT
Kronika

Plagoset me thikë një person në Prizren

B. H. | RTKlive

Një person është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është gjetur i shtrirë në rrugë, i sulmuar me thikë nga persona tash për tash të paidentifikuar.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në orët e vona të mbrëmjes në lagjen Bazhderhane.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë  i  sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë)  nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika