Dogana kap një kilogram kanabis, ishte nisur me postë nga Amerika
BKT
Kronika

Dogana kap një kilogram kanabis, ishte nisur me postë nga Amerika

K. K. / RTKlive

Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga ShBA-ja, në një pako ka hasur substancë narkotike kanabis sativa me peshë neto një kilogram.

Sipas doganës, në lidhje me rastin është lajmëruar policia dhe është identifikuar pranuesi i pakos, i cili është ndaluar nga policia.

“Dogana e ka njoftuar Policinë e Kosovës. Është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe, sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e doganës.


MË SHUME NGA Kronika