Vdes një grua në Prishtinë
BKT
Kronika

Vdes një grua në Prishtinë

SH.Ç/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin e vdekjes së një gruaje që ka ndodhur të shtunën, pasi që tri vajzat e saj kanë raportuar se dyshojnë që vdekja ka ndodhur si pasojë e moskujdesit. 

“Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Nuk janë bërë të ditura të tjera detaje për rastin. 


MË SHUME NGA Kronika