10:46 / 15.07.2024
48 aksidente për një javë në Ferizaj, 23 konfiskime të patent shoferëve
M.P. / RTKlive
Policia Rajonale e Ferizajt brenda një jave ka shqiptuar 1770 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr edhe 23 patentë shoferë.
Gjithsej janë raportuar 48 aksidente në periudhën kohore 8 deri më 14 korrik.
“Ndërsa, janë raportuar 48 aksidente, prej tyre : një fatale, një me person të vdekur, 18 aksidente me lëndime, 19 persona të lënduar si dhe 29 aksidente me dëme materiale”, njofton policia.























