Arrestohet tre të dyshuar, kanosen fqinjin me armë
Adea Mustafaj/RTK
Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën në Prizren tre vëllezër, të cilët pas fjalosjes me një fqinj, kanë përdorur edhe armën e zjarrit. Ata janë akuzuar për “Kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armës”, ndërsa si provë materiale, policia ka sekuestruar një pistoletë me 26 fishekë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, thuhet se njësitë policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.
“Ankues vëllezër në mes veti pas një mosmarrëveshje me fqinj e tyre A H ,fillimisht janë fjalosur dhe më pas i dyshuari ka hyr në shtëpinë e tij ku ka nxjerrë një armë, ku sipas tyre ka shtënë dy herë. Pasi janë dëgjuar të shtënat e armës ankuesit janë larguar dhe më pas kanë njoftuar policinë”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se të dyshuari janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pas intervistimit në lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarave ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje”, “Armë mbajtjeje pa leje” dhe Përdorimi i armës.
Adea Mustafaj























