09:55 / 22.07.2024
Burri në Lipjan raporton se i janë vjedhur katër krerë gjedhë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burri në Lipjan i janë vjedhur katër krerë gjedhë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në stallën, pronë e tij nga persona të dyshuar të panjohur i janë vjedhur bagëti (katër krerë gjedhë)”, thuhet në raportin e policisë.
Njoftohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si vjedhje e rëndë dhe i njëjti është duke u hetuar.























