Ndalohen dy persona, iu gjetën armë të gjata e municion
BKT
Kronika

Ndalohen dy persona, iu gjetën armë të gjata e municion

M.Sh/RTKlive

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në mëngjes në Komunën e Lipjanit, pasi një bastisje në shtëpitë e tyre nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Sipas prokurorisë, si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, nga bastisja e realizuar sot në tri lokacione në Komunën e Lipjanit, janë gjetur e sekuestruar katër armë, një kallash me 10 fishekë, një karikator, një  pushkë gjysmë-automatike, një pistoletë Zoraki me gaz dhe një Pushkë e gjatë automatike.

“Personat me inicialet H.A. dhe K.K., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika