Vdes 16-vjeçari që u plagos nga polici
BKT
Kronika

Vdes 16-vjeçari që u plagos nga polici

V.Thaçi / RTKlive

Ka vdekur i mituri G.K. i cili u plagos aksidentalisht nga zyrtari policor Fatjon Hoti më 16 korrik në Istog.

I mituri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas plagosjes.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, tha Nikçi.


MË SHUME NGA Kronika