Mashtronte me terime për viza pune, arrestohet e dyshuara në Fushë-Kosovë
BKT
Kronika

Mashtronte me terime për viza pune, arrestohet e dyshuara në Fushë-Kosovë

M.Sh/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua 35 vjeçe nën dyshimin për mashtrim me tremine të vizave për punë në Gjermani. Ajo kishte mashtruar disa qytetarë, ndërsa si provë materiale policia kishte konfiskuar disa pasaporta.

“Rr. Azem Jashanica, Prishtinë  2023-2024, NN. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani. Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm”, njofton policia.

Mbështetur në rezultatte e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar, siç thekson policia, mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar prej 9 vetash.

“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, njofton policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, thuhet më tej në njoftim.  


MË SHUME NGA Kronika