Shkel urdhrin e gjykatës, shkon në banesën e bashkëshortes me armë
BKT
Kronika

Shkel urdhrin e gjykatës, shkon në banesën e bashkëshortes me armë

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mospërfilljes së vendimit të gjykatës, ku i dyshuari mashkull shkon në banesën e bashkëshortes dhe e kanos me armë.

“Me 30.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos përfillur urdhrin e lëshuar nga gjykata, kishte shkuar te banesa e bashkëshortes dhe  dyshohet se ua ka drejtuar armën”, thuhet në raportin 24 orësh.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika