MPB: Katër të arrestuar për gjuajtje me armë zjarri në ahengje
BKT
Kronika

MPB: Katër të arrestuar për gjuajtje me armë zjarri në ahengje

Emine Hoti / RTKlive

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit qershor 2024 kanë ndodhur  disa incidentet dhe të shtëna me armë zjarri në ahengje.

MPB bën të ditur se lidhur me këto raste janë arrestuar 4 persona dhe është  konfiskuar municion.

Policia e Kosovës ka pranuar 6 raportime nga qytetarët, ka arrestuar 4 persona, ka konfiskuar 19 municione, dhe ka konfiskuar 4 armë.

“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.Raportoni për festime të lumtura e të sigurta”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika