Arrestohet një person në Gjakovë, i sekuestrohet edhe arma
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Gjakovë, i sekuestrohet edhe arma

K. Kasumi / RTKlive

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për përdorim të armës.

“Stacioni Policor në Gjakovë, pasi kishte siguruar një videoincizim, ku i dyshuari G. T., mashkull kosovar i moshës madhore, me datën 03.08.2024 në fshatin Dol në Gjakovë, shihej duke shtënë me armë zjarri, ka ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore si rezultat i të cilave i dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, atij i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me dyshimin se ishte përdorur në rastin e raportuar.

“Veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’", njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika