11:23 / 07.08.2024
Arratiset i burgosuri që po trajtohej në SHSKUK
Emine Hoti / RTKlive
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se është arratisur një i burgosur, i cili ishte duke u trajtuar nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Sipas njoftimit, arratisja e të burgosurit L.Xh, i cili ishte i akuzuar për veprën penale “Fajde”, ka ndodhur sot, më 07.08.2024, në orën 06:30.
Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia.
Po ashtu SHKK ka bërë të ditur se ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti.























