Shoferi i kamionit kanos zyrtarët policor në Kaçanik
BKT
Foto Ilustrim
Kronika

Shoferi i kamionit kanos zyrtarët policor në Kaçanik

M.P. / RTKlive

Shoferi i një kamioni që barte drunj ka kanosur zyrtarët policor në Kaçanik në momentin e ndalimit.

“Njësiti policor ka ndaluar për kontroll një automjet transportues (kamion) i cili ishte i ngarkuar me drunj dhe të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Në momentin e ndalimit i dyshuari ka fyer dhe kanosur verbalisht zyrtarët policor”, thuhet në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika