Vjedh naftën në maunë, konfrontohen fizikisht në Ferizaj
BKT
Kronika

Vjedh naftën në maunë, konfrontohen fizikisht në Ferizaj

M.P. / RTKlive

Vjedhja e naftës ka shkaktuar konfrontim fizik deri në lëndime trupore në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Viktima mashkull shtetas i Malit të Zi ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur i kanë vjedhur naftë nga mauna që ishte duke e drejtuar, po ashtu të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar edhe lëndime trupore”, njofton PK.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Lidhur me rasti është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti është në hetime.


MË SHUME NGA Kronika