Dy armëmbajtje pa leje në rajon të Gjilanit, njëra të shtëna ndaj veturës
BKT
Kronika

Dy armëmbajtje pa leje në rajon të Gjilanit, njëra të shtëna ndaj veturës

M.P. / RTKlive

Dy raste të armëmbajtjes pa leje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Gjilanit.

Rasti i parë ka qenë në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit, i cili ka të bëjë me të shtëna me armë zjarri drejtuar një personi në veturë.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtimi i panjohur është shtënë me armë me ç’rast është goditur vetura me plumba katër herë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël”, njofton PK.

Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Kabash të Vitisë gjatë një ahengu familjar.

“Njësia policore i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar ku ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar nga i cili ka sekuestruar një pistoletë me gas dhe tetë fishekë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Kronika