23:47 / 13.08.2024
Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbëri në Prishtinë
RTKlive
Rreth orës 23:00 në lagjen Arbëria në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit e policisë së Kosovës, të cilët janë duke u marrë me rastin.
Deri tash nuk ka informacione për këtë rast. Policët në vendin e ngjarjes nuk kanë dhënë detaje.























