Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

E. Hoti / RTKlive

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në rrethin që lidhë rrugët “UÇK” dhe “Tirana” në Prishtinë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 Ajo tha se në aksident është përfshirë një automjet .

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha Ahmeti .

Sipas Ahmetit, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, teksa me rastin po merret Njësiti i trafikut.


MË SHUME NGA Kronika