`ROADPOL 2024`, policia me aktivitete për kontroll të shpejtësisë
BKT
Kronika

`ROADPOL 2024`, policia me aktivitete për kontroll të shpejtësisë

G.Kelmendi/RTKlive

Në kuadër të javës së aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit për të rritur sigurinë në trafik.

Siç njoftojnë nga Policia e Kosovës, java e aktiviteteve operacionale sipas këtij plani është realizuar nga data 05 deri 11 Gusht 2024.

Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, policia gjatë zbatimit të planit, ka shtuar kontrollin dhe ka shqiptuar 4,906 gjoba.

“Në fokus ka qenë kontrolli i shpejtësisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,973 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 11,658 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 4,906 gjoba”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka edhe një apel për qytetarët:

Për të siguruar një ambient më të sigurt në rrugët tona, ju bëjmë thirrje të gjithëve që të respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut. Së bashku mund të parandalojmë aksidentet dhe të mbrojmë jetët tona dhe të të tjerëve. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj për një trafik më të sigurt.


MË SHUME NGA Kronika