Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, humbë jetën një 40 vjeçar
BKT
Kronika

Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, humbë jetën një 40 vjeçar

N.M. /RTKlive

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë, në vendin e quajtur Rrafshi i Sopis.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është mashkull, rreth 40-vjeçar.

“Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku, si pasojë e këtij aksidenti, dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull  rreth  40 vjeçar ). Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF, në Suharekë. Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit.


MË SHUME NGA Kronika