Kontrabandonin mallra nga Serbia, arrestohet një shtetas serb
BKT
Kronika

Kontrabandonin mallra nga Serbia, arrestohet një shtetas serb

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia.

Sipas njoftimit nga Policia, më 14.08.2024, rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan,  janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyre ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

“Zyrtarët e TASK  FORC-së, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë  automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës” thuhet në njoftim.

Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganorë që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare. 

“Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë.  Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M.,ka arrit të ik në drejtim të pa njohur duke shkaktuar disa aksidente”,thuhet në njoftim.

Po ashtu në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali-Prishtinë, ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë.

Sipas njoftimit, rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me  prokurorinë e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë.

 


MË SHUME NGA Kronika